Agjencia Telegrafike Shqiptare

Chanel heq dorë nga lëkura e kafshëve ekzotike

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ – Vetëm këtë vit shumë firma të njohura të modës kanë adoptuar një qasje të re ndaj modës duke mos përdorur gëzof në koleksionet e tyre të gëzofit duke përfshirë këtu Burberry, Donna Karan/ DKNY, Donatella Versace dhe më i fundit Jean Paul Gaultier.

Firma luksoze Chanel ka vendosur që të kalojë te burimet etike për krijimin e koleksioneve ndësa brandi njoftoi se nuk do të përdorin më lëkurë ekzotike në krijimet e ardhshme.

Bruno Pavlovsky, presidenti i Chanel zbuloi se po bëhet shumë i kushtueshëm përdorimi i lëkurave ekzotike që përfshin lëkurën e krokodilit, hardhucës dhe gjarprit duke prodhuar kështu një gjeneratë të re produktesh me copë në vend të lëkurës. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version