TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ – Në ambientet e qendrës stërvitore të ekipeve kombëtare në Kamëz, është mbyllur sot, kursi UEFA A. Trajnerët që ndoqën këtë kurs janë pajisur me diploma, në një ceremoni të organizuar nga Sektori i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ky është edicioni i 14-të i kursit UEFA A, që zhvillohet në vendin tonë, ku për disa vite me radhë, zhvillohet edhe për trajnerët e Kosovës nga FSHF.
Trajnimi për UEFA A, vijoi për 6 javë me radhë dhe morën pjesë 29 studentë. Sektori i Edukimit do të fillojë ditën e hënë, datë 10 dhjetor kursin për drejtorët sportivë.
/e.caushi/















