Ballina Ekonomi

Shkurtohet në 5 ditë koha e pritjes për kartën e lejes së drejtimit

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ – Ulet koha për pajisjen me leje drejtimi.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, njoftoi se duke filluar nga data 6 dhjetor 2018, qytetaret që duan të pajisen me leje drejtimi nuk do të presin më 15 ditë, por brenda 5 ditëve mund të marrin kartën e lejes së drejtimit të automjetit.

Në njoftim bëhet me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të punojë me dy turne për prodhimin e kartave së lejes së drejtimit, ndërkohë një ekip operacional do realizojë përshpejtimin e shpërndarjes së kartave. /o.l/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE: Për suksesin e Frontex 2.0 duhen 10 mijë roja
Artikulli tjetërBuxheti 2019- Mbi 2 miliardë lekë për rritjen e pagave për mbi 60 mijë të punësuar