BRUKSEL – BE: Për suksesin e Frontex 2.0 duhen 10 mijë roja

BRUKSEL, 6 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Duhen burime në njerëz, në mjete dhe në financë nëse kërkojmë që të krijojmë një polici të vërtetë të kufijve, deklaroi sot komisioneri i Bashkimit Europian për Migrimin, Dimitris Avramopulos.

”Këta janë përbërësit për suksesin e Frontex 2.0 dhe pikërisht për këtë nevojiten 10 000 roja kufitare”, shtoi ai.

”Pres që në takimin e ardhshëm të Këshillit për Çështjet e Brendshme të mbizotërojë një atmosferë e nxehtë”, theksoi Avramopulos./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.