Buxheti 2019- Mbi 2 miliardë lekë për rritjen e pagave për mbi 60 mijë të punësuar

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/361488374619489/

TIRANË, 6 Dhjetor/ATSH/- Buxheti 2019 do të financojë mbi 2 miliardë lekë për rritjen e pagave për mbi 60 mijë të punësuar.

Ndërsa 1 miliardë lekë do të financohen për rritjen e pagave në shëndetësi ku 4650 mjekë dhe 13765 infermierë, laborantë dhe ndihmësmjekë do të përfitojnë rritje page mesatarisht 7%.

Në arsim do të financohen 1.37 miliardë lekë për rritjen e pagave në arsim, ku 35873 mësues e staf mësimor të arsimit parauniversitar do të përfitojnë rritje page prej 7%.
Po ashtu në vitin 2019 fondet për pagat e edukatoreve do të rriten me 9,1% në krahasim me vitin 2018, si dhe do të punësohen 438 edukatore më shumë se në vitin 2018, në 32 bashki.

Ndërsa në sektorin e mbrojtjes mbi 6800 ushtarakë aktivë do të përfitojnë rritje page 10%-19%.

Mbi 177 milionë lekë do të financohen për rritjen e pagave në sistemin penitenciar 3559 policë të burgjeve përfitojnë rritje page mesatarisht 7%.

Në fondin e 2019 do të financohen gjithashtu mbi 120 milionë lekë për rritjen e pagave të diplomatëve, ku rreth 308 punonjës të përfaqësive diplomatike ku përfitojnë rritje page mesatarisht 20%.

Kryeministri Edi Rama uroi mirëmëngjes me një video informacion mbi rritjen e pagave për mbi 60 mijë punonjësit në vitin 2019.

“Mirëmëngjes dhe me këtë video informacion për rritjen e pagave të mbi 60 mijë punonjësve me Buxhetin e vitit 2019, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama. /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.