Ballina Bota

SHBA – Deficiti tregtar në nivele rekord

UASHINGTON, 6 dhjetor /ATSH-AFP/ – Deficiti tregtar i SHBA-së shënoi sërish rritje në tetor duke arritur një nivel të pazakontë në 10 vjet, i ndikuar nga importet rekord dhe rënie e eksporteve.

Deficiti i mallrave dhe shërbimeve u përcaktua në 55,5 miliardë dollarë, një shifër shumë më e lartë se pritshmëritë e analistëve, me eksporte në rënie prej 0,1% në 211 miliardë dollarë dhe importe në rritje prej 0,2% në 266,5 miliardë dollarë, sipas të dhënave të publikuara sot nga Departamenti i Tregtisë./ /v.b/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Kriza ekonomike uli ndjeshëm numrin e aksidenteve
Artikulli tjetërMungesa e rrugës, adresohet për zgjidhje shqetësimi i një biznesi në Tiranë