Ballina Bota

GREQI – Kriza ekonomike uli ndjeshëm numrin e aksidenteve

ATHINË, 6 dhjetor /ATSH-ANA/ – Numri i vdekjeve në trafikun rrugor në Greqi ka rënë gjatë viteve të krizës ekonomike, sipas shifrave të paraqitura nga Instituti i Shëndetit Publik të Kolegjit Amerikan të Athinës (IPHACA).

”Numri i viktimave në rrugë është zvogëluar me 52% për periudhën 2007-2017”, sipas statistikave.

Sipas Jorgos Janis, profesor në Sigurinë dhe Menaxhimin e Trafikut në Universitetin Kombëtar Teknik të Athinës dhe mjekut profesor Jorgos Baltopulos, ka katër arsye për këtë fenomen:

1 – reduktimi i numrit të përgjithshëm të automjeteve

2 – ndryshimi në modelet e sjelljes me makinën, pasi grekët kanë filluar ngarjen e ngadalshme për të reduktuar konsumin e karburantit

3 – rrjeti i përmirësuar rrugor

4 – fakti që drejtuesit e automjeteve po përdorin mjete më të avancuara teknologjikisht.

Megjithatë, numri i viktimave në aksidentet rrugore në Greqi është ende shumë më i lartë sesa mesatarja e BE-së, sipas një raporti faktik të Komisionit Evropian (i datës 10 prill 2018), 69 për një milion banorë, në vitin 2017./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProtesta e studentëve, Tabaku: Problemet vijnë nga ligji i Arsimit të Lartë
Artikulli tjetërSHBA – Deficiti tregtar në nivele rekord