OSLO, 6 dhjetor /ATSH-AFP/ – Policia norvegjeze njoftoi sot se ka neutralizuar një bombë, mjaft të fuqishme, që ishte dërguar në një komisariat policie, një incident i pazakontë në shtetin skandinav.
”Komisariati i policisë në juglindje të Oslos u evakua të mërkurën në mëngjes pasi një punonjës konstatoi një pako të dyshimtë. Pakoja kishte brenda një pajisje shpërthyese artizanale që do të shpërthente në momentin e hapjes së pakos”, njoftoi policia.
‘’Një bombë e vërtetë që mund të shkaktonte një numër të madh të plagosurish’’, deklaroi komisari i policisë, Steven Hasseldal gjatë një konference shtypi.
Pajisja shpërthyese u çaktivizua nga specialistë të eksplozivëve.
Policia raporton se nuk ka të dyshuar deri në këtë fazë të hetimeve./ /v.b/ a.jor.























