TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ – Të gjitha qendrat shëndetësore në të gjithë Shqipërinë po pësojnë transformim përmes modernizimit të aparaturave dhe rritjes së cilësisë së shërbimit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se nga veriu në jug, po rijetësohet kujdesi parësor me transformimin e qendrave shëndetësore.
Kështu, pika e ambulancës Babunjë në Divjakë ofron sot shërbime shëndetësore me një standard të ri për të gjithë banorët e kësaj zone.
“Ngrehinat e rrënuara po ia lënë vendin strukturave të mirëfillta të shërbimit parësor, me standardet bashkëkohore, siç i meritojnë qytetarët shqiptarë kudo, në zona rurale dhe në qytete. Dhe nuk do të ndalemi. Puna vazhdon”, thotë Manastirliu. /j.p/






























