Roben, mund ta mbyllë karrierën në vendlindje

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ – Arjen Roben mund ta mbyllë karierën e tij aty ku e nisi. Pas njoftimit se në fund të sezonit do të largohet nga “Bajerni i Mynihut” shtohen zërat se holandezi mund të rikthehet në vendlindje dhe të luajë për skuadrën e “Groningen”.

Por jo vetëm “Groningen”, për të ka shfaqur interes  edhe “PSV Eindhoven”. Trajneri i ekipit holandez Hans Nijland ka folur për një rikthim të mundshëm të Roben.

“Do të ishte një ëndërr e bërë realitet nëse ai do ta mbyllte karrierën aty ku e nisi, te “FC Groningen”, është shprehur 58-vjeçari, “ne mund të ëndërrojmë akoma, apo jo?”

Ndërkohë, në qytetin tjetër të Holandës, Eindhoven shpresat për një rikthim të tij janë gjithashtu të mëdha. Trajneri Mark Van Bomel do të priste me kënaqësi ish-kolegun e tij te “Bajerni”. Vetë lojtari bavarez ende nuk ka deklaruar se ku do të luajë pasi të largohet në fund të sezonit nga Mynihu.

“Nëse gjithçka do të shkojë kështu, atëherë sigurisht që do të vazhdoj të luaj diku tjetër. Por për momentin nuk e kam vendosur ende të ardhmen time, të shohim në muajt e ardhshëm. Do të flas edhe me familjen dhe më pas do të vendosim se çfarë do të bëjmë”, u shpreh Roben. /o.l/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.