Ballina Bota

AUSTRI – OPEC-u pritet të ulë prodhimin e naftës

VJENË, 5 dhjetor /ATSH-AFP/ – Përfaqësuesit e OPEC-ut të pranishëm në Vjenë janë të një mendimi për të ulur objektivat e tyre të prodhimit, pavarësisht kërkesës së Donald Trump për të ruajtur një nivel të qëndrueshëm të prodhimit të naftës.

Përballë rënies së çmimit të arit të zi, mbi 30% gjatë dy muajve të fundit, ministrat e pranishëm në kryeqytetin austriak në prag të një takimi të OPEC-ut shprehën vullnetin e tyre për të arritur një marrëveshje për kufizimin e prodhimit të naftës.

‘’Po do të kemi rënie’’, deklaroi Mohammed bin Hamad Al Rumhi, ministri i Naftës i Omanit, vend partner i OPEC-ut./ / v.b/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Rugy: Anulohet rritja e taksës së karburantit për vitin 2019
Artikulli tjetërPEKIN – Shndërrimi i “kryeqytetit të shiut acid” në “qytet lulesh”