Ballina Lajme nga Vendi

Inspektoriati Shëndetësor, inspektime për zbatimin e ligjit të duhanit

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ – Inspektorati Shtetëror Shëndetësor po vazhdon inspektimet për monitorimin e vazhdueshëm të zbatimit të ligjit “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.

Sipas ISHSH-së, inspektimet po kryhen në orë të ndryshme të ditës e natës.

“Në datë 3 dhjetor 2018, ISHSH dega rajonale Tiranë, ka marrë 3 masa administrative nga 300 000 lekë për shkelje të ligjit në qytetin e Tiranës në Bar Kafe Mokador, person fizik K. L. NIPT L82114017V dhe në Bar Kafe Artisti, person fizik B. C. NIPT L81530013K”, bën të ditur ISHSH.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor bën thirrje që nëpërmjet Platformës së Bashkëqeverisjes të telefononojnë në numrin pa pagesë 0800 4040 për të denoncuar çdo parregullsi apo shkelje ligji./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJENEVË – IOM: Më shumë se 2 000 emigrantë të vdekur në Mesdhe në 2018
Artikulli tjetërRegjistrimi i popullsisë dhe banesave fillon në vitin 2020