Drama “Jugori” e regjisorit Dino Mustafic premierë në Shkodër

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/- “Jugori” titullohet pjesa teatrore e regjisorit nga Bosnja Dino Mustafic që do të shfaqet premierë në 21 dhjetor në teatrin “Migjeni” të qytetit të Shkodrës.

Artistët kanë filluar prej kohësh punën për vënien në skenë të dramës “Jugori”, vepër e autorit gjerman Fassbinder.

Në këtë vepër do të interpretojnë aktorët Nikolin Ferketa, Rita Gjeka, Merita Smaja, Jozef Shiroka, Pjerin Vlashi, Linda Jarani, Nensi Bakalli, Simon Shkreli, Tristan Halilaj etj.
Asistent regjisore në dramë është Melisa Becovic, skenograf Sadik Spahija, koreografia Gjergj Prevazi dhe kostumografe Rita Spahija.

Shfaqja ndërtohet sipas tekstit dramatik “Jugori”, e shkruar në vitin 1968 nga autori i madh Gjerman “Reiner Werner Fasbinder”.

Në qendër të dramës së autorit gjerman Fassbinder, të shkruar në vitin 1968”, është një refugjat. Në vepër është diskriminimi si një nga fenomenet me të cilat po përballet Europa edhe në ditët e sotme.

Vepra i vendos ngjarjet në Gjermani, dhe në tërësinë e saj e tregon diskriminimi jo vetëm për arsye të individëve me kombësi të huaj, por dhe për arsye të besimit fetar, individualiteteve të ndryshme kulturore, etj.

Teksti flet hapur dhe ashpër për mungesën e gatishmërisë për të pranuar atë
Gjatë shfaqjes në një vend të vogël në Bavari vjen një i huaj si krah i lirë pune, që shkakton reagime të një pas njëshme të cilat në fund sjellin edhe dhunë. Pjesëtarëve të shfaqjes nuk ju intereson vetëm ardhja e fuqisë punëtore të huaj, por mbajtja e qëndrimit në raport me të gjithë “ të tjerët”.

Shfaqja do të shfaqet edhe në datat 22 dhe 23 dhjetor në teatrin “Migjeni”, Shkodër. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.