Ballina Lajme nga Vendi

Disa këshilla për lëkurën në dimër

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/- Për shumicën e njerëzve, ditët e ftohta sjellin më shumë se vetëm skuqje të mollëzave. Ato po ashtu sjellin tharje të pakëndshme në fytyrë, duar dhe shputa.

Për disa problemi tejkalon vetëm ndjesinë e tharjes: atyre lëkura iu thahet aq shumë sa që përfundon në çarje, plasaritje apo edhe ekzemë (ku lëkura pezmatohet). Në momentin që e ndizni ngrohjen në shtëpi, lëkura fillon të thahet, shkruajnë ekspertët të cilët kanë kryer teste të tilla.

Por, cilat janë disa nga këshillat për të shmangur tharjen e lëkurës tuaj?

Ajo që duhet të bëni është të kërkoni këshillat e specialistit, të hidratoni lëkurën me krem, të mos harroni kremin kundër diellit, kujdesuni për duart, shmangni dorezat dhe çorapet e lagura etj. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Via Dinarica”, një prej atraksioneve turistike më interesante në Ballkanin Perëndimor
Artikulli tjetërDrama “Jugori” e regjisorit Dino Mustafic premierë në Shkodër