Ballina Lajme nga Vendi

Pulisiç preferon “Liverpool” para “Chelsea”

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ – Chrstian Pulisiç nuk e ka fshehur dëshirën që të transferohet në Premier Ligë.

Aktualisht përfaqësuesi i SHBA-ve po shkëlqen me fanellën e “Borussia Dortmund”, por në verë ai pritet të ndërrojë ambient.

“Liverpool” dhe “Chelsea” janë dy skuadrat e interesuara për amerikanin, por sipas “Evening Standard”, futbollisti preferon më shumë ekipin e Jurgen Klopp sesa Blutë e Maurizio Sarrit.

“Chelsea” raportohet të ketë ofruar 70 milionë paund, por vetë futbollisti është në pritje të një oferte nga “Liverpool” dhe të transferohet në Anfield.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKthehet në muzeun e Apolonisë, një objekt i Luftës së Parë Botërore
Artikulli tjetërPaqueta tregon kush e bindi t’i bashkohet “Milanit”