TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ – Sot në orën 21:00 do të shpallet lojtari më i mirë në botë për vitin 2018.
Fituesi i Topit të Artë, sipas parashikimeve pritet të jetë kroati Luka Modric. Por nuk përjashtohen surprizat.
E reja e këtij edicioni është fundi i hegjemonisë, Mesi-Ronaldo.
Të dy fituesit e 10 topave të artë gjatë këtij dhjetëvjeçari, duket se janë larg trofeut më të rëndësishëm individual.
“France Futboll”, zbuloi sot edhe një kuriozitet që lidhet me trofeun e Topit të Artë. Ai nuk është i gjithi i artë, por mbulohet vetëm nga një shtresë e hollë dhe në vlerë monetare nuk e kalon shifrën tre mijë euro. Shifër që fituesit e trofeut e marrin në vetëm pak orë. /o.l/e.caushi/








