Ballina Lajme nga Vendi

Hidhet shorti i Play-off të Ligës së Kombeve

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ – Është hedhur shorti i Play-offit të Ligës së Kombeve.

Gjysmëfinalja e parë do të jetë ajo në mes të Portugalisë dhe Zvicrës e cila do të zhvillohet më 5 qershor, ndërsa e dyta do të jetë në mes të Holandës dhe Anglisë që do të zhvillohet një ditë më pas, më 6 qershor.

Portugalia dhe Holanda do të jenë vendase në këto ndeshje. Ndeshja finale dhe ajo për vendin e tretë do të luhet me 9 qershor. Portugalia – Zvicra, Holanda – Anglia.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Luka Modric pretendent kryesor për Topin e Artë
Artikulli tjetërKthehet në muzeun e Apolonisë, një objekt i Luftës së Parë Botërore