Ballina Bota

RUSI – Putini paralajmëron Kievin kundër ligjit të luftës

MOSKË, 27 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi Ukrainën kundër çdo veprimi të pamenduar pas vendimit të Kievit për të vendosur ligjin e luftës si përgjigje ndaj kapjes së tre anijeve ukrainase nga roja bregdetare ruse dhe i ka kërkuar Angela Merkel që të bëjë presion mbi Kievin.

Kjo është përballja e parë e hapur mes Moskës dhe Kievit që prej aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe shpërthimit të një konflikti të armatosur në Lindje të Ukrainës mes forcave ukrainase dhe separatistëve prorusë që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 10 000 personave.

Parlamenti ukrainas votoi dje në mbrëmje lidhin e luftës në rajonet kufitare të Ukrainës pasi Rusia kishte kapur të dielën tre anije ukrainase në brigjet e Krimesë dhe burgosi rreth 20 marinarë që ndodheshin në bordin e tyre. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Champions League”, luhen ndeshjet e parafundit në grupe
Artikulli tjetërNë 2017, më shumë leje ndërtimi për hotele se në 4 vite bashkë