Moment historik për turizmin në Shqipëri

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ – Presidenti i Shoqatës së Turizmit në Shqipëri Enver Mehmeti, tha në “Samitin e investitorëve të huaj në turizëm” që u zhvillua në Tiranë, se ky është një moment historik për turizmin në Shqipëri.

Sipas kreut të turizmit, dy vitet e fundit kanë shënuar rritjen më të madhe të të ardhurave nga turizmi. “Sot, kemi arritur në një zgjidhje të kolapsit urban. Kemi shansin e madh për një sfidë të re. Gjatë viteve 2017-2018, turizmi ka qenë kryefjala e ekonomisë shqiptare”.

Për Enver Mehmetin, Shqipëria ka hedhur një hap të rëndësishëm gjatë viteve të fundit për zhvillimin e turizmit.

“Askush nuk e merte vesh se në çfarë drejtimi do të lëvizte turizmi në Shqipëri, 10 vjet më parë. Gjatë viteve 2012-2013 rajoni filloi të bashkëpunojë për turizmin si një i tërë. Shqipëria hyri në hartën e turizmit këto 10 vitet e fundit”.

Kreu i turizmit, veçoi kulturën tonë si një nga atraksionet më të mëdha që sjellin turistë të huaj në Shqipëri.

“Një faktor i rëndësishëm për turizmin ka qenë kultura jonë. Jemi një destinacion kulture. Në 4 vitet e fundit ka një ndryshim radikal, kemi hyre në hartën e të gjithë operatorëve. Duhet të përdorim bregdetin tonë, është një vlerë e shtuar. Vitet u fundit kërkohen turret e kulturës në Ballkan”.

Për kreun e shoqatës së turizmit, Shqipëria ka përpara sfida të mëdha.

“Duhet të bëjmë një analize të përgjithshme, pasi jemi një nga destinacionet më të kërkuara në bote, sepse jemi në Mesdhe. Ne duhet të investojmë në bregdetin tonë. Duhet të krijojmë stabilitet në këtë sektor”.

Në fund Enver Mehmetit, veçoi lehtësitë për të investuar në vendin tonë, si një avantazh për të huajt që zgjedhin Shqipërinë për të investuar.

“Burokracia është zero, një sipërmarrje regjistrohet për 24 orë, dhe jemi një destinacion me kosto të ulët për turistët”, tha ai. /o.l/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.