Jo më mëhalla turistikeJo më mëhalla turistike apo geto të pasurish që nuk sjellin asnjë zhvillim për turizmin në tërësi. Ky ishte paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama në fjalën e mbajtur në samitin e investitorëve të huaj në turizëm.http://ata.gov.al/2018/11/27/jo-me-mehalla-turistike/
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 27 Nëntor 2018
TIRANË, 26 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Jo më mëhalla turistike apo geto të pasurish, që nuk sjellin asnjë zhvillim për turizmin në tërësi.
Ky ishte paralajmërimi i Kryeministrit Edi Rama në fjalën e mbajtur në samitin e investitorëve të huaj në turizëm.
Kryeministri iu referua situatës së ndërtimeve në Golem, të cilat sipas tij, vetëm kanë bllokuar zhvillimin e kësaj zone.
“Ne trashëguam një qasje realisht të shkurtër dhe kërcënuese për zhvillimin e turizmit dhe për të ardhmen; fshatrat turistikë të ndërtuar në vijën bregdetare dhe të kthyera në lagje verore për banorët dhe jo në asete të zhvillimit të vendit”, – tha Rama.
Këto fshatra turistike, sipas Ramës, në 30 vitet e ardhshme pa as më të voglin diskutim do të kthehen në lagje për të varfrit, në rast se nuk do të transformohen në vijimësinë e këtyre viteve dhe nuk do të marrin një tjetër fizionomi dhe përmbajtje.
“Kemi mëhallat që janë ndërtuar gjatë gjithë këtyre viteve përgjatë bregdetit, si në Golem dhe është shfaqur tendenca për ta bërë Golem edhe Jonin dhe bregdetin sipër. Ato mëhalla nuk sjellin asnjë lloj rreze zhvillimi përtej vetvetes dhe nuk kanë lishje me turizmin dhe zhvillimin turistik. Ato janë lagje ku kalojnë fundjavën disa persona, por nuk ka asnjë impact për zhvillimin e produkteve të zonës”, – tha Rama.
Ky lloj ‘turizmi’, sipas kreut të qeverisë nuk ka asnjë impakt për zhvillimin e agroturizmit, komponenti tjetër ku ne mbështesim vëmendjen tonë për ekonominë, punësimin apo mosbraktisjen e fshatit që është domosdoshmëri.
“Mëhallat jo vetëm nuk japin ansjë lloj impakti jashtë territorit, por janë geto të kamurish dhe nuk kanë lidhje me turizmin”, – tha Rama. /j.p/



















