Ballina Bota

BE – Moscovici: Dora e Brukselit qëndron e zgjatur

PARIS, 27 nëntor /ATSH-AFP/ – Komisioneri europian i çështjeve ekonomike, Pierre Moscovici garantoi dje se dora e Komisionit Europian qëndron e zgjatur drejt Romës, pasi qeveria italiane duket e gatshme të ndryshojë buxhetin e vitit 2019 për të evituar një përplasje me Brukselit.

“Dora mbetet e zgjatur”, theksoi komisioneri gjatë një konferencë për shtyp në Paris.

“Komisioni është i hapur për dialog sepse është në një kuadër të përbashkët që ne duhet të gjejmë një zgjidhje. Dhe ky kuadër i përbashkët është eurozona, rregullat e të cilës nuk janë as të ngurta dhe as të kota. Ato janë fleksibël”, theksoi ai.

“Ndryshimet janë të mundshme (në buxhet) dhe janë të nevojshme”, vazhdoi ai.

Komisioni Europian hodhi poshtë më 23 tetor projektbuxhetin italian për vitin 2019, që parashikonte një deficit prej 2,4% të PBB-së (Prodhimi i Brendshëm Bruto). /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKukës, pranga 3 personave në kërkim ndërkombëtar
Artikulli tjetër“Champions League”, luhen ndeshjet e parafundit në grupe