TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ – Ambasada e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër dhunës me bazë gjinore. Këtë vit, me mbështetjen e programit të granteve të vogla të Komisionit për Demokracinë të Ambasadës amerikane, Streha për Gratë dhe Vajza krijoi grupe të komunitetit në zonat rurale në Shëngjergj, Kërrabë dhe Zall-Bastar.
Këto grupe punuan për të nxitur ndërgjegjësimin mbi dhunën me bazë gjinore dhe për të kërkuar mbështetjen e qeverive vendore për t’u siguruar që gratë e prekura nga dhuna të marrin shërbimin e duhur social. Çdo vit, nga data 25 nëntor deri në 10 dhjetor, ne nderojmë 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore. /m.z/e.caushi/























