Nënkomisioni për Administratën Publike zhvillon mbledhjen e tij të parë

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ – Nënkomisioni për Administratën Publike ka zhvilluar mbledhjen e tij të parë, duke miratuar edhe kalendarin e punimeve për këtë komision.

Në fillim të mbledhjes, kryetari i këtij nënkomisioni. Alket Hyseni u shpreh se “bazuar në rregulloren e kuvendit, nënkomisioni quhet i konstituuar në mbledhjen e tij të parë me më shumë se gjysmën e anëtarëve. Bazuar në vendimin numër 14 të vitit 2018 të Kuvendit të Shqipërisë, është ngritur nënkomisioni për Administratën Publike që është në përbërje të komisionit të përhershëm parlamentar të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut”, – theksoi Hyseni.

Ky nënkomision përbëhet prej shtatë anëtarësh, të cilët janë: Kryetari i nënkomisionit Alket Hyseni, nënkryetare Dhurata Çupi dhe anëtarët Adelina Rista, Almira Xhembulla, Gent Strazimiri, Klotilda Bushka, Nasip Naço./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.