Ballina Lajme nga Vendi

Arkat dhe pikat e UKT-së të hapura edhe në ditët e festave

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ – Pikat e Ujësjellës Kanalizime në Tiranë do të qëndrojnë të hapura edhe gjatë ditëve të Festave të Nëntorit.

Në njoftimin zyrtar të UKT-së thuhet se “Pikat tona UKT do të qëndrojnë të hapura edhe gjatë ditëve të festave. Mund të paguani faturën tuaj mujore, në çdo arkë e Pika UKT në zonën tuaj”.

Festat e Nëntorit, pra datat 28 dhe 29 Nëntor, përfshihen në ditët zyrtare të pushimit, ndërsa me VKM (Vendim të Këshillit të Ministrave) u vendos që për këtë vit të bëhej pushim edhe më 30 nëntor.

z.tosku/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasada e SHBA në Tiranë, e përkushtuar në luftën kundër dhunës me bazë gjinore
Artikulli tjetërUKRAINË – Kiev: Moska përforcon praninë ushtarake në kufirin ukrainas