Ballina Bota

UASHINGTON – Rihapet kufiri SHBA-Meksikë

UASHINGTON, 26 nëntor /ATSH-AFP/ – Rojat kufitare amerikane njoftuan se kanë urdhëruar rihapjen e pikave të kalimit midis qytetit meksikan të Tijuanas dhe qytetit amerikan të San Diegos.

Ato ishin mbyllur për një periudhë të shkurtër, për shkak të përpjekjeve për kalim të paligjshëm të qindra migrantëve.

Më herët, rreth 500 emigrantë u përpoqën, por pa rezultat, të kalonin ilegalisht kufirin amerikan në këtë zonë në veriperëndim të Meksikës, por u zmbrapsën nga forcat amerikane të rendit, të cilët mbyllën më pas kufirin./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUKRAINË – Tension i lartë mes anijeve ruse dhe ukrainase në Detin e Zi
Artikulli tjetërSHBA – Trump sulmon BE-në: Ka përfituar nga tregtia me ne