Ballina Ekonomi

Shqipëri-Kosovë pa roaming në 2019

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ – Qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të flasin në 2019 pa roaming.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së pestë të përbashkët të zhvilluar sot në Pejë, në të cilën u miratua edhe marrëveshja e heqjes së roamingut mes dy vendeve.

“Serbia shkon në të kundërt të asaj që është rruga e të ardhmes duke përjashtuar Kosovën nga marrëveshja e roamingut dhe duke na vënë ne në detyrimin që ta bëjmë bashkë pa Roaming brenda 6-mujorit të vitit të ardhshëm”, theksoi Rama./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – NATO në takim të jashtëzakonshëm pas tensioneve Kiev-Moskë
Artikulli tjetërVJENË – 80% e austriakëve në favor të ndalimit të shamisë