Ballina Bota

GJERMANI – Karrenbauer favorite për kreun e CDU-së

BERLIN, 23 nëntor /ATSH-DPA/ – Annegret Kramp Karrenbauer, aleate e afërt e kancelares, Angela Merkel, e njohur ndryshe edhe si AKK, shihet si favorite për të marrë pozicionin e saj në krye të partisë së qendrës së djathtë Unioni Kristian-demokrat (CDU), sipas një sondazhi të publikuar sot.

“Sekretarja e përgjithshme e CDU-së, Annegret Kramp Karrenbauer ka mbështetjen e 38% simpatizantëve të partisë”, sipas këtij sondazhi të publikuar nga televizioni ZDF.

Kramp Karrenbauer është në krye duke lënë pas dy kundërshtarët e saj, ish-kreun e grupit parlamentar të bllokut konservator, Friedrich Merz, që ka 29% dhe ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili me 6% është konsideruar si i jashtëm në këtë garë.

Delegatët e partisë do të zgjedhin kreun e tyre të radhës, në një konferencë në Hamburg, që do të zhvillohet më 7 dhjetor./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjylameti: Zyrtarizohen kandidatët për kryetarin e FRES, Tiranë
Artikulli tjetërMEPJ fton ish-diplomatët të kontribuojnë në pasurimin e arkivit