TIRANË, 22 nëntor/ATSH/- Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas protestës së banorëve të Unazës së Re përpara Parlamentit.
Ai ka publikuar foto të efektivëve të policisë që janë lënduar gjatë protestës ndërsa ka thënë se të gjithë djemtë dhe vajzat e Policisë së Shtetit gëzojnë solidaritetin e kryeqytetit.
“E gjithë Tirana e ndershme dhe e drejtë është në mbështetje të Policisë së Shtetit, të djemve dhe vajzave në uniformë. Shërim të shpejtë komandant Dhimitraq Ziut dhe efektivëve të lënduar – keni gjithë solidaritetin e kryeqytetit. Ky vend nuk kthehet më pas nga salinjtë”, – thotë Veliaj. /j.p/


























