TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.
Mjegull/Mjegullinë nga reshjet e shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim dhe shpejtësi 1-10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet me forcë 0-1 me lartësi vale 0.3-0.9 metër.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 7/15 re shi |
| Kukës | 2/9 re shi |
| Lezhë | 7/17 re shi |
| Dibër | 2/8 re shi |
| Durrës | 8/17 re shi |
| Tiranë | 9/17 re shi |
| Elbasan | 7/14 re shi |
| Berat | 7/17 re shi |
| Vlorë | 9/19 re shi |
| Korcë | 1/8 re shi |
| Gjirokastër | 5/16 re shi |
| Sarandë | 9/17 re shi |
/e.malaj/ /a.g/























