Ballina Kulturë

Prezantohet në Tiranë Lëvizja Kombëtare për Lexim

https://www.facebook.com/Mirela.Kumbaro.Furxhi/videos/1926075581032388/

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ – U prezantua në Tiranë Lëvizja Kombëtare për Lexim, një nismë e Ministrisë së Kulturës e cila ka për qëllim shtimin e numrit të qytetarëve shqiptarë drejt leximit të librave.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nikolla dhe moderatori Ardit Gjebrea u bëri thirrje prindërve dhe mësuesve të mbështesin këtë nismë e cila pasuron dijen.

Mirela Kumbaro theksoi se “kemi dëshirë që këtë iniciativë ta zgjerojmë dhe rrethi i personave që lexojnë të rritet. Kjo lëvizje ka nisur prej disa kohësh”.

Mesazhi që dëshironte të përcillte ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ishte që: “Të gjithë bashkë prindër, shoqëri civile dhe sidomos media, ju lutem gjeni pak hapësirë për librin dhe kulturën e leximit. T’u lemë librin amanet fëmijëve dhe ata do të dinë të bëhen më të pasur. Beteja me padijen është e gjatë dhe e vështirë, prandaj takimi për një libër është një ritual që do të vazhdojë në çdo cep të Shqipërisë”. /o.l/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTirana kryeqendër e mbi 300 bizneseve dhe sipërmarrjeve nga 20 shtete të botës
Artikulli tjetërITALI – Një projekt digjital rijetëson lavdinë e Romës Antike në realitet virtual