Ballina Bota

BRUKSEL – May takohet me Juncker për finalizimin e negociatave të Brexit

BRUKSEL, 21 nëntor /ATSH-AFP/ – Kryeministrja britanike, Theresa Maj u prit sot në Bruksel në Komisionin Europian për të diskutuar rreth pikave të fundit të ngërçit për marrëveshjen e divorcit me BE, katër ditë përpara një samiti të jashtëzakonshëm për Brexit.

Shënjestër e një konfrontimi të vazhdueshëm brenda mazhorancës për menaxhimin e dosjes, May u prit gjatë pasdite nga presidenti i ekzekutivit europian, Jean-Claude Juncker. Ata shkëmbyen një shtrëngim të shkurtër duarsh para shtypit, pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Përpara se të nisej drejt Brukselit, liderja konservatore u përball edhe një herë tjetër me pyetjet e parlamentarëve britanikë, të cilët duhet të ratifikojnë çdo marrëveshje me BE-në. E vetmja alternativë do të jetë ose më shumë pasiguri dhe ndarje, ose pa Brexit fare’’, pohoi ajo./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRritje të mëtejshme për pagat e mësuesve deri në fund të mandatit
Artikulli tjetërRama: Shpëtuam mësuesit nga politika, tani problem drejtorët e shkollave