TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ – Çështjet e sigurisë, marrëdhëniet me fqinjët dhe shqiptarët në rajon janë prioritet i buxhetit të vitit 2019 për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Fakti që ka një rritje më të ndjeshme këtë vit nga vitet e tjera, buxheti ka të bëjë më objektivin e Shqipërisë për të marrë drejtimin e OSBE në vitin 2020 dhe në rast se një gjë e tillë do të rezultojë e suksesshme që në vitin 2019, për Shqipërinë do të lindin disa detyrime për shkak të hyrjes së vendit tonë në Trojkën e OSBE-së dhe kjo është arsyeja që pse në 2019-ën, në buxhetin e shtetit është parashikuar një fond specifik për aktivitetet që do të ndërmarrë Shqipëria gjatë vitit 2019.
Në vitin 2020, natyrisht me marrjen e presidencës së OSBE-së, do të duhet që ky fond të jetë akoma më i madh, për të realizuar të gjitha detyrimet që ka një vend që mban drejtimin e OSBE-së.
Në rast se një gjë e tillë do të finalizohet në Ministerialin e Milanos këtë dhjetor, do të jetë për herë të parë që Shqipëria do të marrë kryesinë e kësaj organizate të rëndësishme.
MEPJ ka bërë një skaner paraprak të kryesimit që i kanë bërë vende të ndryshme OSBE-së për të kuptuar jo thjeshtë dinamikën që do të duhet të ndjeki Shqipëria gjatë 2019-ës dhe 2020-ës por, edhe dimensionin financiar të kësaj sipërmarrjeje dhe MEPJ beson që në këtë fond të alokuar për 2019-ën, ekziston mundësia që të përgatitet në Trojkë dhe kryesisht për aspektet mesdhetare që lidhen me organizatën.
Po kështu, brenda këtij prioriteti reflektohet edhe mbështetja financiare që Shqipëria bën për sa i përket vijimit të fushatës për një vend jo permanent në Këshillin e Sigurimit 2022-2013, votim i cili do të kryhet në qershorin e 2021-it por që natyrisht, është një proces pune në vijimësi, i nisur disa vite më parë dhe kërkon një komunikim të zhdërvjelltë me shumë vende ku shumë prej tyre nuk e njohin Shqipërinë në aktivitetin e saj të përditshëm dhe në aspektet që kanë të bëjnë me blerjen e shtuar që mund të sjellë Shqipëria në Këshillin e Sigurimit.
/gj.mima/ /a.g/























