Ballina Bota

BRUKSEL – Samit i jashtëzakonshëm BE-BM për nënshkrimin e divorcit

BRUKSEL, 15 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk vendosi të thërrasë një samit të jashtëzakonshëm, më 25 nëntor, për nënshkrimin e divorcit me Britaninë e Madhe.

Njoftimi vjen pasi negociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier dhe presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker deklaruan dje se është bërë përparim vendimtar në përpjekjet për të siguruar një largim të rregullt të Londrës nga BE, marsin e ardhshëm.

Dje, kryeministrja britanike, Theresa May mori mbështetjen e qeverisë së saj për marrëveshjen e largimit.

May do të përballet tani me detyrën e vështirë për të bindur parlamentin të votojë në favor të marëveshjes.

Pa një marrëveshje tranzitore, ligjet e BE-së nuk mund të zbatohen në Britaninë e Madhe pas 29 marsit 2019, që ndoshta do të shkaktojnë kaos dhe probeme ekonomike për të dyja palët./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Stërlina në pikiatë pas dorëheqjes së ministrave
Artikulli tjetërJava ndërgjegjësuese ndaj antibiotikëve, MSH apel për mos i përdorur pa këshillën e mjekut