Java ndërgjegjësuese ndaj antibiotikëve, MSH apel për mos i përdorur pa këshillën e mjekut

TIRANË, 15 nëntor/ATSH/ – Marrja e antibiotikëve kur ata nuk nevojiten përjashton antibiotiko rezistencën.

Kjo javë njihet ndryshe si java ndërgjegjësuese për antibiotikët ndërsa Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë apel për të mos i përdorur ato pa këshillën e mjekut.

Antibiotikët janë medikamente të rëndësishme që përdoren për mjekimin e infeksioneve bakterore si në njerëz dhe në kafshë dhe jo në infeksionet virale, por jo gjithmonë ato janë zgjidhje.

Antibiotikët po humbasin efektivitetin e tyre, që do të thotë më shumë vdekje dhe më shumë komplikacione për njerëzit, pasi ne nuk po i përdorim ato siç duhet. Nëse bakteriet bëhen rezistente ndaj antibiotikëve, shumë mjekime të thjeshta do të bëhen përsëri të rrezikshme për shëndetin tonë.

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.