Ballina Aktualitet

Shqipëria, rol aktiv dhe dinamik për të ardhmen e rajonit të Mesdheut

TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ – Shqipëria luan një rol aktiv dhe dinamik për të ardhmen e rajonit të Mesdheut.

Gjatë vizitës që po zhvillon në Francë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkimit për Mesdheun, Nasser Kamel.

“Takim i frytshëm në Marsejë me Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkimit për Mesdheun, Nasser Kamel. Shqipëria një rol edhe më aktiv, më dinamik dhe bashkëpunues për të ardhmen e këtij rajoni të mrekullueshëm”, shprehet Presidenti Meta.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMësuesja i drejtohet platformës së bashkëqeverisjes, nxënëses i rikthehen dritat pas 15 vitesh
Artikulli tjetër“Bashkëqeverisja”, zgjidhje çdo rasti kur llogaritja e pensionit nuk është e duhura