Ballina Bota

IZRAEL – Netanyahu mbron vendimin e armëpushimit

IZRAEL, 14 nëntor /ATSH-AFP/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u vetëmbrojt përballë kritikave, pas armëpushimit të arritur në mënyrë jo të drejtpërdrejtë me lëvizjen islamike palestineze ”Hamas” në Rripin e Gazës.

‘’Në periudhat e jashtëzakonshme, publikut nuk mund t’i besohen gjithnjë sekrete të vendimeve të rëndësishme për sigurinë e vendit, arsye që duhet të mbeten sekrete për armikun’’, tha ai.

”Armiqtë tanë na kanë kërkuar me këmbëngulje të pranonim këtë armëpushim dhe ata e dinë shumë mirë përse e kanë bërë”, theksoi Netanyahu.

Netanyahu e mbajti këtë deklaratë në Sde Boker (jug) gjatë një ceremonie në nderim të kujtimit të David Ben Gourion, një prej etërve themelues të shtetit të Izraelit.

Ai po përballet me kritikat e banorëve izraelitë të periferisë së Rripit të Gazës dhe anëtarëve të koalicionit të tij qeverisës pas njoftimit të një armëpushimi që i jep fund konfrontimit më të ashpër midis ushtrisë izraelite dhe grupeve të armatosura palestineze prej luftës së 2014./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Roma i kërkon Brukselit fleksibilitet në buxhet për ngjarje të jashtëzakonshme
Artikulli tjetërBRUKSEL – PE me portal online ”Çfarë bën Europa për mua?”