Ballina Lajme nga Vendi

Hysaj do të nisë bisedimet për rinovimin e kontratës me “Napolin”

NAPLES, ITALY - NOVEMBER 06: Elseid Hysaj of SSC Napoli in action during the Group C match of the UEFA Champions League between SSC Napoli and Paris Saint-Germain at Stadio San Paolo on November 6, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ – Elseid Hysaj do të nisë bisedimet për rinovimin e kontratës me “Napolin”.

Mbrojtësi shqiptar nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra napolitane.

“Chelsea” dhe “Manchester United” janë dy ekipet që kanë shprehur interesim të madh për Elseid Hysajn, por vetë futbollisti i Shqipërisë duket se ka vendosur të qëndrojë te “Napoli”.

Agjenti i futbollistit, Mario Giuffredi në një intervistë për mediet italiane ka konfirmuar që bisedimet për vazhdimin e kontratës së Hysajt do të nisin shumë shpejt.

“Ka kohë që jemi në bisedime me ‘Napolin’”, ka thënë Giuffredi. “Pas pak javësh do të flasim me presidentin Aurelio De Laurentiis për të kuptuar se kur do të vijë rinovimi i kontratës”.

“Hysaj ka edhe dy vite e gjysmëkontratë, prandaj duam që të rinovojmë sa më shpejt”, ka theksuar ai.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAnkohet në platformë, brenda 10 ditësh pajiset me certifikatën e pronësisë
Artikulli tjetërKeita Balde humbet ndeshjet me kombëtaren, shkaku i një emaili të gabuar