Ballina Bota

GJERMANI – PBB-ja tkurret tremujorin e tretë

BERLIN, 14 nëntor /ATSH-AFP/ – Rritja ekonomike gjermane ka pësuar një stopim të pazakontë në tremujorin e tretë, me një rënie prej 0,2% të PBB-së në raport me tre muajt e mëparshëm, e ndikuar kryesisht nga tregtia e jashtme, njoftoi sot Zyra Federale e Statistikave, Destatis.

Ky tregues shumë i pritshëm u jep fund 16 tremujorëve të njëpasnjëshëm të rritjes ekonomike të regjistruar prej fillimit të 2015.

Kjo nuk shënon sigurisht recesion, që hamendëson dy tremujorë të njëpasnjëshëm me tkurrje të PBB-së, por rënia është më e madhe se ajo e 0,1% që ishte parashikuar nga ekonomistët e pyetur nga ofruesi i shërbimit financiar ”Factset”.

Për gjithë harkun kohor të 2018, Gjermania pritet gjithsesi të regjistrojë vitin e dhjetë radhazi të një përshpejtimi të ritmit të rritjes ekonomike, por me një ritëm më të ulët se vitin e kaluar, që u paraqit nga një rritje prej 2,2% të PBB-së./ /v.b/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomisioni i Jashtëm miraton buxhetin 2019 për MEPJ
Artikulli tjetër“Biblioteka e Lëvizshme”, një nismë që sjell librin pranë lexuesve