Ballina Lajme nga Vendi

Komisioni i Jashtëm miraton buxhetin 2019 për MEPJ

TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ – Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi nen për nen projektligjin “Për buxhetin e vitit 2019” për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme

Të ftuar në mbledhjen e komisionit ishin Gazmend Barbullushi sekretar i Përgjithshëm i MEPJ, Ilda Dega drejtoreshë e Financës, Brunilda Muka specialiste në drejtorinë e Buxhetit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Esjola Mullaymeri, specialiste në drejtorinë e Buxhetit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Në fund të diskutimeve, komisioni miratoi nen për nen projektligjin “Për buxhetin e vitit 2019” për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkspozita, rrugëtimi i rilindasve për alfabetin e gjuhës shqipe
Artikulli tjetërGJERMANI – PBB-ja tkurret tremujorin e tretë