Ballina Aktualitet

Organizimi në 61 bashki, kontribut në përmirësimin e shërbimeve

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/- Zëvendëskryeministrja Senida Mesi mori pjesë sot në takimin e radhës të grupit të punës për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Komiteti Europian i Rajoneve dhe bashkia Tiranë, për të diskutuar mbi reformën administrative në nivel europian, rajonal dhe vendor.

“Organizimi i ri territorial në 61 bashki, ka kontribuar direkt në: forcimin e kapacitetit të tyre për ofrimin e shërbimeve më cilësore; rritjen e eficiencës së bashkive në menaxhimin e burimeve lokale; mbledhjen më efektive të taksave dhe tarifave dhe ofrimin e mundësive më të mira për promovimin dhe nxitjen e zhvillimin ekonomik lokal të qëndrueshëm”, – theksoi Mesi.

Sipas saj, qeveria shqiptare ngelet përherë e gatshme për të bashkëpunuar me pushtetin vendor me qëllim garantimin e autonomisë së vetëqeverisjes vendore.

“Do të punojmë së bashku, për një administratë publike qendrore dhe vendore të standardeve europiane, me fokus ofrimin e shërbimeve publike cilësore ndaj qytetarëve tanë”, – shprehet Mesi./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakChiellini: Kombëtarja e Italisë vjen para të gjithave
Artikulli tjetërBuxheti 2019, subvencione për nxitjen e punësimit