Ballina Bota

FOKUS – KE shqyrton sundimin e ligjit në Rumani

BRUKSEL, 13 nëntor /ATSH-DPA/-  Reformat e diskutueshme gjyqësore dhe antikorrupsion të Bukureshtit do të shqyrtohen sot nga Brukseli, ndërsa Komisioni Europian publikoi një raport mbi sundimin e ligjit në Rumani, bëri të ditur shtypi vendas.

Komisioni do të publikojë edhe një raport për Bullgarinë, që së bashku me Rumaninë, u anëtarësua me Bashkimin Europian në 2007.

Të dy shtetet u mbikëqyrën nga Brukseli nën një mekanizëm të pashembullt duke u mohuar praninë në zonën Schengen për shkak të problemeve në sundimin e ligjit.

Gjetjet mbi Rumaninë do të kenë një rezonancë të jashtëzakonshme, pasi Bukureshti do të marrë përsipër presidencën e radhës së BE-së më 1 janar 2019.

Zyrtarët e BE thonë se qeveria rumune, e udhëhequr nga socialdemokratët po bën hapa  pas në çështjet e korrupsionit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Reformat e fundit rumune do të ulin moshën e daljes në pension të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në tetor, nënkryetari i Komisionit, Frans Timmermans dënoi masën dhe tha se rishikimet e amendamenteve të Kodit Penale rumun e bënin luftën kundër korrupsionit edhe më të vështirë.

Qeveria rumune gjithashtu ka qenë objekt diskutimi për miratimin e ligjeve që kufizojnë fuqinë e saj agjencisë së saj kundër korrupsionit, DNA.

Në gusht, mijëra protestues mbushën rrugët e Bukureshtit dhe qytete të tjera të rëndësishme rumune duke u bërë thirrje udhëheqësve të qeverisë të jepnin dorëheqjen.

Presidenti rumun, Klaus Iohannis tha se qeveria nuk është gati për të drejtuar presidencën e BE.

Ai ka kërkuar që udhëheqësit e saj socialdemokratë të japin dorëheqjen./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIDEO/ Pastrimi i kanalit 8,1 km, përmirësoi kullimin për 15000 ha tokë bujqësore
Artikulli tjetërFOTO/ Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore me dy koncerte në Gjermani