Ballina Bota

BRUKSEL – NATO kritikon programin raketor të Kinës

BRUKSEL, 13 nëntor /ATSH-AFP/ – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kritikoi sot programin e zhvillimit të raketave me rreze të mesme veprimi të Kinës dhe i kërkoi Pekinit që t’i bashkohej aleancës në kuadër të kontrollit ndërkombëtar të këtyre lloj armatimeve.

“Ne vëmë re se Kina ka investuar në mënyrë të konsiderueshme në prodhimin e armëve të reja dhe moderne, përfshirë edhe raketat, ndërkohë që gjysma e këtyre raketave shkelin traktatin INF nëse Kina do të ishte firmëtare”, deklaroi Jens Stoltenberg në një intervistë për kanalin televiziv publik gjermane ZDF.

Stoltenberg i referohej armëve bërthamore me rreze të mesme veprimi (Forca Bërthamore e Ndërmjetme, INF), një traktat i nënshkruar në 1987 nga krerët amerikanë dhe sovjetikë të asaj kohe, Ronald Reagan dhe Mihail Gorbaçov, që synonte eliminimin e raketave që lëshohen nga toka dhe kanë një rreze nga 500 deri në 5 000 kilometra./  /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak6.6 miliardë lekë investime në sektorin e bujqësisë gjatë vitit 2019
Artikulli tjetërAnkesa në “Rrugën dixhitale”, vendoset një tabelë e re në hyrje të Vlorës