TIRANË, 9 nëntor/ATSH/- Së shpejti do të vihen në dispozicion më shumë financime nga Bashkimi Europian për qeverisjen vendore.
Kështu theksoi sot ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili mori pjesë në takimin me 61 koordinatorët vendorë të BE-së së “Bashkive për Europë” në Tiranë.
“Atmosferë e ngrohtë dhe motivuese sot në takimin me 61 koordinatorët vendorë të BE-së së “Bashkive për Europë”në Tiranë, Shqipëri. Autoritetet lokale luajnë një rol vendimtar në procesin e integrimit në BE. Së shpejti do të vihen në dispozicion më shumë financime nga BE për qeverisjen vendore”, theksoi Soreca./k.s//e.caushi/











