TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ Standardizimi i arkivave dhe sistemimi i çdo dokumenti zyrtar konform rregullave ka qenë një sfidë për bashkinë e Lezhës, pas reformës territoriale.
Kjo i jep përgjigje shumë problematikave të akumuluara në ish-komunat apo bashki.
Gradualisht, bashkia po ecën me hapa pozitiv, në drejtim të krijimit të infrastrukturës së nevojshme dhe stafit të përkushtuar e profesional.
“Sa më shumë avancojmë aq më tepër i afrohemi një stadi tjetër të arkivave, që është dixhitalizimi i sistemit. Por deri atëherë, realisht duhet ende punë për t’u bërë”, thuhet në njoftimin e bashkisë së Lezhës.
/m.m/j.p/

















