TIRANË, 8 nëntor /ATSH/- Reduktohet me 30% gjoba për tatimpaguesit që pranojnë vlerësimin tatimor dhe e paguajnë në kohë detyrimin e përcaktuar.
Ky është ndryshimi i parashikuar në projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, që shoqëron paketën e re fiskale për vitin 2019.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj u shpreh sot në Komisionin e Ekonomisë, gjatë prezantimit të pr.ligjeve që shoqërojnë paketën fiskale 2019, se të ndryshimet synojnë lehtësimin e procedurave tatimore, burokracitë dhe shmangin evazionin fiskal.
“Kemi pasur konsultime të gjatë me biznesin dhe shumica e lehtësirave që prezantojmë sot, vijnë në përgjigje të kërkesave të sipërmarrjes dhe në përputhje me Direktivën e Bashkimit Europian”, – tha Ahmetaj. /e.xh/j.p/























