Ballina Lajme nga Vendi

“Juventus” interesohet për portierin e “Real Madrid”

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ – “Zonja e Vjetër” është në kërkim të një portieri për sezonin tjetër.

Pas largimit të Gianluigi Buffon drejt PSG-së, te “Juventus” portier i parë është Wojciech Szczesny, kurse nga “Genoa” kanë transferuar Mattia Perin.

Sipas Calciomercato, trajneri Massimiliano Allegri ka kërkuar që në skuadër të vijë edhe një portier i kalibrit të lartë.

Bëhet fjalë për Keylor Navas, i cili ka humbur vendin e titullarit që nga ardhja e Thibaout Courtois nga “Chelsea” këtë verë.

“Juventus” pritet të përgatisë një ofertë që ta bind përfaqësuesin e Kosta-Rikës, t’i bashkohet bardhezinjve.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPromovohet në Kosovë botimi anastatik i revistës “Diturija”
Artikulli tjetërRikonstruksion i rrugëve dhe rehabilitim i shkollës 9-vjeçare në Has