Ballina Bota

FRANCË – Lagarde: Kundër populizmit, e nevojshme një hapje më e madhe e ekonomisë

PARIS, 8 nëntor /ATSH-AFP/ – Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde beson se është e nevojshme “më shumë hapje” ekonomike për të luftuar kundër populizmit, në një intervistë për gazetën ‘’Les Echos’’ .

Gjatë intervistës ajo pohoi se ishte mjaft e shqetësuar për zhvillimin politik në botë që mund të çojë në pasoja serioze ekonomike.

Por përballë populizmit, drejtoresha e FMN-së thekson se nga pikëpamja e FMN-së, përgjigja e duhur do të ishte përmes një hapjeje më të madhe, veçanërisht tek shërbimet (tepër të tarifuara), të cilat do të mundësonin fitime të produktivitetit./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNë 2009 qeveria e asaj kohe nxorri nga burgu mbi 70 kriminelë për zgjedhjet
Artikulli tjetërPEKIN – Tregtia e jashtme ruan rritje të qëndrueshme nga janari në tetor