BARCELONË, 7 nëntor /ATSH-AA/ – Policia e qytetit spanjoll të Barcelonës evakuoi dy trena në stacionin kryesor hekurudhor me dyshimin se ishin vendosur bomba, sipas shtypit vendas.
Zyrtarët e policisë deklaruan se pas evakuimit të udhëtarëve nga dy trenat në stacionin e trenit në Sants de Barcelona, në vendngjarje janë dërguar ekipet për asgjësimin e bombave.
Zyrtarët njoftuan se trenat e zbrazur janë trenat e shpejtë në linjat numër 3 dhe 4./ /os/ a.jor.






















