Arsimi profesional, brenda vitit 485 mësues të trajnuar

TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ 289 mësues dhe instruktorë të fushave të ndryshme të arsimit profesional janë trajnuar gjatë 2018, ndërsa janë në trajnim 114 mësues të tjerë për ta përfunduar vitin me 196 mësues të trajnuar.

Shifrat janë bërë të ditura nga zv/ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Dojna Sorensen gjatë prezantimit në parim të pr/buxhetit për arsimin profesional.

“Në këtë vit është ndërmarrë një process shumë i rëndësishëm i arsimit profesional 289 mësues dhe instruktorë të AFP-së (Arsimit dhe Formimit Profesional) nga fusha të ndryshme të trajnuar vetëm në 2018 janë në proces trajnimi 114 mësues deri në fund të vitit do të kemi të trajnuar 196 mësues”, – u shpreh Sorensen.

Zv/ministrja tha gjithashtu se trajnimi i mësuesve është edhe një nga indikatorët që BE mbështet.

“Ky është një indikatorët e mbështetjes sektoriale të Bashkimit Europian që nënvizon rëndësinë e kualifikimit profesional të mësuesve. Gjithashtu, gjatë 2018, janë hartuar 10 përshkrime të standardeve europiane profesionale dhe 6 kurrikula”, – përfundoi ajo.

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.