Ballina Kulturë

Shfaqja “Volpone” në Teatrin Eksperimental

TIRANË,7 nëntor /ATSH/ – Komedia klasike “Volpone” me nuancat e një drame satirë që trajton lakminë dhe vesin, do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Vepra e shkruar nga Ben Johnson, bashkëkohës i Shekspirit, vjen në Tiranë me regji të Adonis Filipit dhe me pjesëmarrjen e aktorëve të mirënjohur si Helidon Fino, Ligoraq Rizo, Ilirda Bejleri, Xhuliano Brisko etj.

Shfaqja është një sipërmarrje e Teatrit “Skampa” të Elbasanit në bashkëpunim me aktorë të Teatrit Kombëtar dhe jo vetëm.

Përshtatja artistike për të ardhur sa më afër kohës sonë, loja e aktorëve dhe depersonalizimi i personazheve krijon një tablo, e cila manifeston vlerat më të larta të teatrit.

Pas suksesit me premierën në Elbasan, vepra do të shfaqet për publikun artdashës në Tiranë në datat 8 dhe 9 nëntor. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKrerët e Inteligjencës Ushtarake të Europës Juglindore mblidhen në Tiranë
Artikulli tjetërBERLIN- Seibert: Nuk komentojmë rezultatet zgjedhore të vendeve mike